Becker joshet nga milionat e arabëve

Futboll

Becker joshet nga milionat e arabëve

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:23
Alisson Becker

Alisson Becker mund të ndjekë rrugën e ish-shokëve të tij të Liverpool si Henderson, Fabinho e Firmino dhe të transferohet në Arabinë Saudite.

Portieri ka përfunduar nën shënjestrën e Al Nassr, skuadrën ku aktivizohen Cristiano Ronaldo, Marcelo Brozovic si dhe Sadio Mane.

Vetë braziliani është i tunduar nga paratë e arabëve dhe pavarësisht kontratës që e lidh me Liverpoolin deri në vitin 2027, është gati të transferohet në Lindjen e Mesme nëse klubet gjejnë dakordësinë mes tyre.

Sigurisht, në këtë pikë “The Reds” nuk do të kënaqen me pak para dhe do të kërkojnë një shumë të majme për shërbimet e 30-vjeçarit që është një nga pikat më të forta të organikës së Jurgen Klopp.

Por, fuqia ekonomike e arabëve tashmë është një realitet dhe vështirë se Liverpool do të rezistojë për Alisson.

Ky i fundit është pjesë e anglezëve prej vitit 2018, kur u transferua në Anfield nga Roma për shumën e 62.5 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat