Messi shënon golin që nuk e kishte bërë kurrë në karrierë

Futboll

Messi shënon golin që nuk e kishte bërë kurrë në karrierë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:27
Messi feston me bashkëlojtarin

Leo Messi ka arritur të shënoj sërish në Amerikë, duke ndihmuar skuadrën që të arrijë në finalen e Kupës së Ligës.

Argjentinasi ka shënuar golin e dytë në fitoren 1:4 ndaj Filadelfia Union, në një ndeshje ku ka arritur të shënojë edhe Zhordi Alba.

Messi ka kapur të papërgatitur portierin vendas në minutën e 20 të takimit, duke shënuar një gol nga distanca. Largësia nga e cila Mesi ka shënuar ndaj Filadelfias, është në distancën 31.8 metra duke thyer në këtë mënyrë një rekord personal që ylli argjentinas kishte.

Ky është goli nga distanca më e madhe që Mesi ka shënuar në karrierën e tij, pasi më parë kurrë nuk kishte realizuar nga një largësi e tillë. Sakaq, në finale skuadra e Inter Majemit do të përballet me Nashvill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat