Të shtunën mund të vendosë rekordin historik

Futboll

Të shtunën mund të vendosë rekordin historik

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:47
Messi

Lionel Messi bëri histori (përsëri), duke arritur finalen e parë në eksperiencën e tij të shkurtër tek Inter Miami.

Me golin e mbrëmshëm ndaj Philadelphia (1-4), Leo u konfirmua i pandalshëm në SHBA. Ai ka 9 gola në 6 ndeshje me Inter Miami dhe, për më tepër, tashmë e ka kualifikuar skuadrën e tij në “ConcaChampions 2024”.

Po kështu do të luajë të shtunën finale e Kupës së Ligës ndaj Nashville SC, ku mund të fitojë trofeun e parë amerikan.

Messi nuk ndalet dhe vazhdon t’i arrijë objektivat njëri pas tjetrit. Duke qenë kështu, të shtunën  mund të bëhet, nëse fiton finalen, lojtari me më shumë tituj në historinë e futbollit, së bashku me Dani Alves, i cili është ende një trofe para tij.

Kapiteni argjentinas ka tashmë 43 tituj të fituar, duke numëruar klubet dhe kombëtaren, karshi 44 titujve të brazilianite të burgosur prej janarit, që e ka të vështirë të shtojë më shumë.

Në fakt, disa burime i japin Alves dhe Messit të njëjtët tituj (43), pasi nuk e konsiderojnë zyrtar kampionatin verilindor që Dani fitoi në vitin 2002. Ky turne, të cilin “MARCA” e konsideron zyrtar, është një nga kampionatet rajonale më të rëndësishme në vend. Më përpara, ky turne i jepte fituesit akses në kupat ndërkombëtare. Tani i jep akses fituesit në “Copa do Brasil”.

Por mos u shqetësoni, Messi shumë shpejt do të barazohet dhe do ta kalojë Alves; do të jetë numri një në këtë renditje historike. Nëse nuk do të fitojë të shtunën Kupën e Ligës, së shpejti do të kishte një mundësi të re për Leon.

Inter Miami duhet të luajë gjysmëfinalen e Kupës së Hapur të SHBA-së të enjten, më 24 gusht, ku do të përballet si vizitor me Cincinnatin. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë (një ndeshje e vetme) Real Salt Lake kundër Houston Dynamo. Në çdo rast, nëse Inter Miami do të fitonte ndeshjen e vet, do të luante në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat