Shehi projekton titullarët për Dinamon

Futboll

Shehi projekton titullarët për Dinamon

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:10
Tirana

Tirana bën plane pa Bruno Lulajn për javën e parë të kampionatit.

Për ata që e kanë harruar, Bruno Lulaj është dënuar 6 ndeshje pezullim, ndërsa goleadori Florent Hasani 4 ndeshje.

Që të dy lojtarët nuk luajnë dot takimin e parë. Me gjendjen alarmante në skuadër, Lulaj humbet javën e parë, sepse ka shlyer dy takime dhe duhet edhe një sfidë për të shlyer ndeshjen e tretë, që më pas të paguajë pjesën e mbetur të dënimit me gjobë.

Hasani mund të jetë në fushë nëse paguan gjobën. Nga ana tjetër, Shehi është në hall për mbrojtjen, pasi Najdovski ka probleme dhe me shumë mundësi në krah të Hoxhallarit mund të luajë i riu Ermal Meta. Gjithsesi, mund të ketë edhe ndonjë dashamirësi nga apeli që të ulë dënimin apo të falë Bruno Lulajn.

FORMACIONI – Edhe pse skuadra plotësohet dita-ditës, Doka e Deliu janë në luftë me kohën për të qenë në fushë në javën e parëtë kampionatit. Në këto kushte, Shehi është duke menduar një formacion me Likën në portë, djathtas Haxhiu, në qendër Najdovski ose Meta, Hoxhallari dhe majtasnjërin prej Përgjonit ose Micit.

Në mesfushë Hila, Lushkja dheJonuzi. Në sulm treshja, Abazaj,Kaina dhe Latifi. Hasani tashmëështë i larguar dhe ka ditët efundit te bardheblutë. Formacioni është pa dyshen Deliu dheDoka. Riaftësimi i tyre dhe i Najdovskit ndryshon situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat