Media maqedonase lartëson lojtarin shqiptar: Debutim ëndrrash ndaj Romës

Futboll

Media maqedonase lartëson lojtarin shqiptar: Debutim ëndrrash ndaj Romës

Nga: K.G. Më: 16 gusht 2023 Në ora: 18:40
Donart Ibraimi

Reprezentuesi i ri i Maqedonisë së Veriut, Donart Ibraimi (19 vjeç), debutoi për klubin e Partizanit nga Tirana në ndeshjen miqësore kundër Romës. 

“Nuk mund të kishte moment më të mirë se ky dhe kundër një kundërshtari më të mirë. 

Gjiganti i Serie A ishte mysafir i klubit nga Tirana dhe trajneri i Partizanit iu dha rast disa lojtarëve të rinj, mes tyre edhe Ibraimit”, ka shkruar media maqedonase “Sportmedia.mk”.

Ibraimi pritet të shpërthejë të skuadra me renome shqiptare. 

Paraqitja ndaj Romës padyshim se ishte prej momenteve më të mira deri me tash për këtë mesfushor – sulmues.

 “Ai është një fëmijë i ekipit New Stars, më pas kaloi  të Brezi i Rabotniçkit ‘2004’.

Në periudhën e kaluar ka luajtur mirë në formë huazimi të skuadra e Slloga Vinicës dhe Kozhufit”, shkruan mes të tjera media maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat