Çfarë po ngjan me Gjilanin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Gjilanin?

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:32
Gjilani

Gjilani ndodhet në një situatë të vështirë.

Largimi i presidentit të klubit, Florim Zuka, bëri që të kishte një seri largimesh nga klubi.

Në një situatë të tillë Federata e Futbollit të Kosovës u nxit të që shtynte ndeshjen e javës së parë mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit, për t’u dhënë kohë këtyre të fundit të organizohen.

Janë mbledhur disa biznesmenë nga Gjilani, në mënyrë që të shpëtojnë klubin.

Nga e enjtja pritet që të ketë lëvizje të rëndësishme, teksa pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri si dhe do të nisë merkato, për të ndërtuar një ekip solid.

Sa i përket trajnerit, SuperSport mëson se po negociohet me tre emra të ndryshëm, dy prej të cilëve nga Kosova dhe një nga Shqipëria. Gjithashtu pritet të shlyhet edhe një borxh prej 78 mijë eurosh, në mënyrë që të zhbllokohet merkatoja nga FIFA dhe të vijohet puna me afrimin e futbollistëve të rinj.

Gjilani ishte pjesëmarrës në raundin e parë të Conference League, por u eliminua nga skuadra Progres Niederkorn dhe menjëherë pas sfidës së kthimit ekipi u shpërbë.

Megjithatë duket se premisat janë pozitive dhe Gjilani do të jetë në luftë me kohën, që në më pak se dy javë të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat