Duro: E kemi fshirë nga mendja rezultatin e ndeshjes së parë

Futboll

Duro: E kemi fshirë nga mendja rezultatin e ndeshjes së parë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 21:22
Duro

Struga nuk duhet të mendojë se ka avantazh të madh nga rezultati i ndeshjes së parë me Swift Hesperange, përkundrazi, duhet të japë maksimumin edhe në fushën e këtij kundërshtari, për të arritur në fazën play off.

Ky është mesazhi që dha trajneri Shpëtim Duro në konferencën për shtypin në prak të sfidës së kthimit me ekipin luksemburgas.

“Vijmë pas një rezultati pozitiv në ndeshjen e pare, por janë edhe 90 minuta për t’u zhvilluarr. Kam biseduar me skuadrën dhe u kam thënë futbollistëve që duhet ta fshijmë nga mendja rezultatin e ndeshjes së parë.

Duhet të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje dhe të arrijmë kualifikimin në turin tjetër.

Shpresoj që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë, në vazhdën e lojërave që kemi zhvilluar në fushën tonë dhe në transfertë me Zalgirisin dhe Buduçnostin”.

Duke iu kthyer ndeshjes së parë Swift Hesperange, Duro theksoi se ishte vetëm një moment kur kundërshtari e futi në tension skuadrën e Strugës.

Në ndeshjen e parë me Swift Hesperange kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, por goli i pësuar në fillim të pjesës së dytë krijoi pak tension, i dha moral kundërshtarit, por skuadra përsëri e mori kontrollin e lojës, shënua, golin e tretë dhe çdo gjë u mbyll në mënyrën pozitive.

Të bëjmë një ndeshje me personalitet, ashtu si kemi luajtur deri tani.

Kundërshtari nuk se çfarë të humbasë, do të jetë agresiv, por skuadra jonë do t’i kundërpërgjigjet me lojë.

Krah trajnerit Duro, në Konferencën për shtyp ishte kapiteni Bunjamin Shabani, që premtoi maksimumin për ta kaluar këtë raund.

Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe siç e tha edhe trajneri, e kemi harruar takimin e parë.

Jemi maksimalisht të përqendruar në ndeshjen e nesërme përballë një kundërshtari që ka cilësi.

Shpresojmë të bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Nuk është gjë e vogël të shkosh në play off. Për çdo futbollist është arritje e madhe. Shpresojmë ta mbyllim me sukses, të shkojmë në play off e të bëjmë gjëra edhe më të mëdha".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat