Ky ishte formacioni interesant i Prishtinës kundër Vardarit të Darko Pançevit në vitin 1987 

Futboll

Ky ishte formacioni interesant i Prishtinës kundër Vardarit të Darko Pançevit në vitin 1987 

Nga: K. Goca Më: 16 gusht 2023 Në ora: 21:56
Prishtina para ndeshjes me Vardarin, nga e majta në këmbë; Abdyl Bellooja, Zoran Lemajiq, Muhamed Kolenoviq, Sllavenko Kuzeleviq, Gani Llapashtica, Isa Sadriu. Ulur nga e majta: Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Vlladisllav Gjukiq, Fadil Muriqi dhe Kujtim Shala.

Dita e dytë e muajit gusht të vitit 1987, java e parë e Ligës së Parë të ish Jugosllavisë, Prishtina me një formacion interesant u paraqit kundër Vardarit të Shkupit.

Kjo ndeshje u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, të pranishëm rreth 18 mijë shikues, ndërsa Prishtina nuk e fitoi takimin madje nuk e realizuan as penalltinë. 

Në radhët e Vardarit u paraqit edhe sulmuesi Darko Pançev por që u mbulua me sukses nga mbrojtja e Prishtinës.

Edicioni 1987 - 1988 ishte edicioni që më së shumti Prishtina ka humbur penallti dhe si rrjedhojë e kësaj ia pa sherrin duke rënë edhe nga liga. 

Më 2 gusht, 1987

Prishtina – Vardari 0:0

Prishtina: Zoran Lemajiq, Gani Llapashtica, Isa Sadriu, Abdyl Bellopoja, Sllavenko Kuzeleviq, Muhamed Kolenoviq, Mensur Nexhipi (Nebojsha Shqepanoviq), Sahit Kelmendi, Vlladisllav Gjukiq (Sadik Rrahmani), Fadil Muriqi dhe Kujtim Shala.

Vardari: Groshev, Stanojkoviq, Simonovski, Kanatllarovski, Janevski, Simovski, Naumovski, Georgijevski (Spasevski), Pançev, Savevski (Avramovski) dhe Xhipunov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat