Zekiç: Të tregohemi të zgjuar ndaj Valmierës, ja sa na mungon Mba

Futboll

Zekiç: Të tregohemi të zgjuar ndaj Valmierës, ja sa na mungon Mba

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 22:08
Zekiç

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, në konferencën për shtypin para ndeshjes së kthimit me Valmierën, konfirmoi se sulmuesi i kuqve, Cristian Mba, do të qëndrojë rreth 10 ditë larg fushave të futbollit.

“Mba do të jetë mungesa jonë ndaj Valmierës, por duhet të përgatitemi për të tilla probleme, pasi në futboll ndodhin këto gjëra.

Është e rëndësishme që  të jemi kompaktë dhe nesër do ta shfaqemi si skuadër e tillë.

Sipas informacioneve që kam, Mba do të qëndrojë të paktën për 10 ditë jashtë fushave, por e rëndësishme është që nuk ka një dëmtim serioz.”

Trajneri kroat nuk e konsideron të lehtë kualifikimin, pavarësisht fitores 1-2 të arritur në ndeshjen e parë.

Arritëm një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, por tashmë duhet të jemi vigjilentë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të marrë një rezultat maksimal ashtu siç e kam thënë dhe herë të tjera.

Valmeira është një skuadër shumë e mirë, u kam kërkuar lojtarëve që të besojnë shumë në vlerat e tyre, tek ajo që kanë arritur në ndeshjen e parë, por nuk duhet “të flemë”.

Duhet të tregohemi shumë të zgjuar dhe ta interpretojmë ndeshjen ashtu siç i kam dhënë udhëzimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat