​Edhe Partizani e Struga kërkojnë hapin e radhës në Ligën e Konferencës

Futboll

​Edhe Partizani e Struga kërkojnë hapin e radhës në Ligën e Konferencës

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 08:47
Partizani

Përveç Ballkani, në Ligën e Konferencës sot do të luajnë edhe dy skuadra të tjera shqiptare.

Bëhet fjalë për Partizanin e Shqipërisë dhe Strugën e Maqedonisë së Veriut.

Kampioni i Shqipërisë e fitoi ndeshjen e parë kundër skuadrës lituaneze Valmiera dhe sonte në “Elbasan Arena”, me fillim nga ora 20:00 do të kërkojë që ta mbrojë këtë rezultat për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër, Struga do të luajë në udhëtim te skuadra nga Luksemburgu, Hesperange. Skuadra shqiptare ka avantazhin e fitores 3-1 nga ndeshja e parë dhe shihet si favorite për të vazhduar tutje.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat