Mesfushori i Napolit refuzon Arabinë, gati rinovimi

Futboll

Mesfushori i Napolit refuzon Arabinë, gati rinovimi

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 09:31
Piotr Zielinski

Piotr Zielinski ka vendosur të refuzojë ofertën e Al-Ahli dhe të qëndrojë në Napoli.

Në këtë pikë, kampionët në fuqi do të fillojnë punën për të rinovuar kontratën me lojtarin, që skadon në qershor 2024.

Mesfushori polak ka vendosur të refuzojë ofertën arabe kryesisht për arsye familjare dhe tani është gati të vazhdojë aventurën e tij me Napolin edhe në sezonin e ri.

Ndërsa sa i përket merkatos në dalje, Diego Demme pritet të largohet nga klubi, me mesfushorin i cili pëlqehet nga Hertha Berlin, por lojtari nuk dëshiron të luajë në ligën e dytë dhe po pret një ofertë të re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat