​Liria në disiplinore për ‘vendosje gabim të banerit të Superligës’

Futboll

​Liria në disiplinore për ‘vendosje gabim të banerit të Superligës’

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka dhënë masën ‘Verejtje e fundit’ klubit të futbollit Liria për një arsye mjaftë interesante.

Një njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, thuhet se në ndeshjen ndërmjet Lirisë dhe Ballkani, e vlefshme për xhiron e parë të Superligës së Kosovës 2023/24, skuadra nga Prizreni nuk e ka vendosur në vendin e duhur banerin e Superligës së Kosovës.

“FC “Liria”. Banerin kryesor të ligës nuk e ka vendosur në mes por mbi reklamen e Pontes. Baneri qendror duhet të vendoset në mes meqë është emri i ligës. Sipas rregullores së UEFA-s hapësira e mesme i takon emrit të ligës dhe jo sponsorëve të klubeve. Sipas fotove dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Një vërejtje të ngjashme e ka marr edhe Ballkani, për ‘mos vendosjen e logos në krahun e djathtë të lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat