​Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Lincolnit

Futboll

​Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Lincolnit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:00
Ballkani

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani synon që ta bëjë hapin e radhës drejt fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ata sot do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln.

Skuadra e Ilir Dajës futet në këtë ndeshje me epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dihet që tashmë Ballkani ka humbur shërbimet e sulmuesit kryesor Albion Rrahani i cili u transferuar te Rapid Bukureshti për 600 mijë euro, andaj Ilir Daja do të duhet të operojë me alternativa të tjera në sulm.

Ky është formacioni i mundshëm i Ballkanit:

Ballkani: Koliqi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Zyba; Korenica, Kryeziu, Gripshi; Berisha;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat