Vllaznia miqësore me Dinamon

Futboll

Vllaznia miqësore me Dinamon

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:35
Migen Memelli

Periudha përgatitore dhe ndeshjet miqësore që ka zhvilluar Vllaznia në prag të kampionatit e kanë lënë të kënaqur trajnerin e kuqebluve, Migen Memellin.

"Djemtë po punojnë shumë mirë ç'është e vërteta. Në këto katër miqësore kemi parë dhe kemi vënë re që skuadra ka rritje si nga ana fizike, ashtu dhe nga ana tekniko-taktike", thotë Memellin

Skuadra ka patur dhe ardhje të reja, ndërsa Vllaznia është dhe në pritje të një sulmuesi të mirrëfilltë

"Me një mungesë të Bekimit, kjo për çështje kartonësh po themi, apo penalizimi e dëmtimi do të na duhet edhe një dublant shumë i mirë për atë rol", shpjegon i pari i pankinës shkodrane.

Me shkodranët është duke u stërvitur dhe sulmuesi nga Ekuadori, Frank Obando, për të cilin Memelli ka thënë:

"E pamë në ndeshjen ndaj Tiranës për 30 minuta. Ai nuk është në kondicionin e tij më të mirë fizik. Do ta shohim edhe në një ndeshje miqësore me Dinamon që do ta luajmë të premten e më pas do të vendosim". 

Vllaznia të premten luan miqësoren e radhës, që do të mund të jetë e fundit në prag të kampionatit, ndërsa do të ketë përballë Dinamon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat