Kalns: Gjithçka është e hapur!

Futboll

Kalns: Gjithçka është e hapur!

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:36
Kalns

Skuadra e tij e ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi, 1:2 mesjavën e shkuar përballë Partizanit, por trajneri i Valmierës, Jurgis Kalns e shikon të hapur çështjen e kualifikimit.

“Është 50 me 50 nëse më pyesni si i shoh shanset për kualifikim.

Partizani e fitoi ndeshjen e parë, por është vetëm një gol që i ndan të dyja skuadrat, një gol që mund të rikthejë gjithçka në barazpeshë.

Ne gabuam në ndeshjen e parë në shtëpi, por unë e njoh skuadrën time dhe ajo është e aftë për ta përmbysur rezultatin”, tha trajneri i Valmieras.

40-vjeçari ka theksuar se ndeshja e kthimit i gjen të dy ekipet në pozita të ndryshme. “Ndeshja e parë ishte në fakt një përballje të panjohurash, si për ne, ashtu edhe për Partizanin.

Ne e kishim studiuar lojën e njëri-tjetrit nga larg, por fusha e lojës tregoi diçka tjetër.

Tanimë unë mund të flas ndryshe për skuadrën e Partizanit dhe për atë që do të kem përballë në fushën e blertë të enjten në mbrëmje. Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për homologun tim.

Prandaj që do të jetë një ndeshje interesante. Ne i kemi studiuar të gjitha pikat e forta të Partizanit dhe sesi do të përballemi me ta”, pohoi Kulns.

Kjo përballje e kthimit me Valmierën, luhet vetëm 4 ditë pas miqësores së luksit që Partizani zhvilloi në fundjavë me Romën në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat