Portieri i City-t shtang tifozët

Futboll

Portieri i City-t shtang tifozët

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:39
Manchester City

Scott Carson ka fituar trofeun e tij të pestë që kur u transferua te Manchester City.

Portieri veteran iu bashkua City-t, fillimisht në formë huazimi, në vitin 2019.

Carson, 37 vjeç, ka luajtur vetëm 107 minuta futboll të ekipit të parë për skuadrën e Pep Guardiola-s.

Në këtë kohë ai ka ka koleksionuar dy medalje di fitues i Premier League, një FA Cup dhe një Champions League.

Dhe të mërkurën në mbrëmje ai shtoi një Superkupë në koleksionin e tij, duke regjistruar një ecuri prej një trofeu të fituar pothuajse çdo 21 minuta.

Carson ka qenë në stol në fitoren e City-t ndaj Sevilla-s 5-4 me penallti pas barazimit 1-1 gjatë kohës së rregullt në Greqi.

Portieri, i cili është portieri i tretë i ekipit pas Ederson dhe Stefan Ortega, u pa duke festuar me shokët e skuadrës.

Pamje që kanë shkaktuar shumë reagime nga tifozët e futbollit.

Njëri shkroi: “Scott Carson ka punën më të mirë në botë.

Ky djalë vetëm po mbledh medalje për argëtim”.

Ndërsa një i dytë postoi në Twitter: “Një ditë tjetër, një tjetër medalje për Scott Carson”.

Një i tretë shkroi: “A ka Scott Carson më shumë trofe sesa ndeshje me City-n?”.

Dhe një i katërt komentoi: “Scott Carson po jeton ëndrrën”.

Një tjetër shtoi: “Scott Carson ka gjetur një super punë te Manchester City. Po mbledh medaljet e fituesve pa rrezikuar që t’i kërkohet ndonjëherë të luajë”.

Çuditërisht, Carson ka fituar Champions League me dy klube të ndryshme.

Në vitin 2005 ai ishte portieri rezervë i Liverpool-it gjatë rrugës për në Stamboll.

Megjithatë, ai luajti në një ndeshje të fitores çerekfinale të Të Kuqve ndaj Juventus-it atë vit.

Duke fituar kompeticionin me Manchester City në fillim të këtij sezoni, Carson barazoi rekordin mahnitës të Paulo Maldini-t të 18 viteve diferencë mes triumfeve në Champions League.

Carson ka bërë vetëm dy paraqitje për Manchester City.

Ai luajti 90 minutat e plota në fitoren 4-3 ndaj Newcastle në maj 2021.

Veterani më pas u aktivizua për 17 minutat e fundit të ndeshjes së dytë të ndeshjes së 1/8-ave të Champions League të City-t me Sporting-un në mars 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat