Zgjodhi Shqipërinë para Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Futboll

Zgjodhi Shqipërinë para Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:42
Arda Kurtulan

Arda Kurtulan është një prej talenteve të Shqipërisë U-21.

Futbollisti kishte mundësi për t’iu bashkuar Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por zgjodhi që të vazhdonte me kuqezinjtë.

Më herët Kurtulan kishte luajtur me grup moshat në Maqedoninë e Veriut dhe spikati menjëherë me potencialin e tij te Shqipëria.

Por ka shumë raste të lojtarëve që shkëlqejnë me Shpresat dhe karriera e tyre në klube nuk shkon ashtu si të gjithë ne e presim. Kurtulan ka bërë një hap pas teksa sulmuesi ka kaluar në huazim nga Demirspori te Diyarbekirspori, ekipi i nivelit të tretë të futbollit në Turqi.

Një zgjedhje kjo për të fituar më shumë minuta në këmbë, pavarësisht nivelit që lë shumë për të dëshiruar.

Por duhet përmendur që Kurtulan është ende 20-vjeç dhe është në kohë për t’i marrë maksimumin karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat