Szczesny: Nuk më intereson Arabia Saudite

Futboll

Szczesny: Nuk më intereson Arabia Saudite

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 14:14
Szczesny

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet italiane, ku ka sqaruar të ardhmen e tij, e cila së fundmi është përfolur shumë.

Polaku theksoi se është një lojtar i Juves dhe që nuk ka ndërmend të largohet ose të paktën kjo do ndodhë vetëm nëse klubi dëshiron ta shesë.

“E di që jam dhe do të jem lojtar i Juventusit, nëse nuk duan të më shesin.

Do të qëndroj këtu për aq kohë, sa duan ata. Unë jam i lidhur me këtë klub, i respektoj vendimet e tyre.

Ata duan që unë të mbroj portën e Juventusit. Këtu përfundon ky diskutim”-tha ai.

Më tej i pyetur për mundësinë e vazhdimit të karrierën në Arabinë Saudite, Szczesny theksoi se ka mjaftueshëm para dhe nuk ka ndërmend të largohet nga Europa.

“Kam shumë para në jetën time. Preferoj sfidat argëtuese dhe mbrojtja e portës për Juventusin është sfida më e mirë që mund t’i jap vetes.”-deklaroi portieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat