Inzaghi, Guardiola dhe Spalletti garojnë për çmimin prestigjoz

Futboll

Inzaghi, Guardiola dhe Spalletti garojnë për çmimin prestigjoz

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 14:56
Guardiola, Inzaghi e Spalletti

UEFA ka bërë me dije pak çaste më parë nominimet e tre trajnerëve të cilët do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun prestigjoz të “Trajnerit më të mirë të vitit 2022/2023 nga UEFA”.

Guardiola padyshim që është pretendenti kryesor për të fituar këtë çmim, pasi ai ka fituar katër trofe me Manchester City. Premier League, Kupën e Anglisë, Champions League dhe mbrëmjen e djeshme Superkupën e Europës.

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, gjithashtu ka bërë mirë sezonin e kaluar me zikaltërit, ku madje arriti të dërgonte ekipin deri në finale të Champions League, gjë që nuk kishte ndodhur që në vitin 2010.

Spalletti nga ana tjetër, arriti të fitonte Serie A me Napolin e tij të madhërishëm, trofe i cili mungonte prej shumë vitesh për klubin e kaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat