Sulmuesi i Partizanit shfaqet me shtangë

Futboll

Sulmuesi i Partizanit shfaqet me shtangë

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 15:04
Viktor Da Silva

Partizani luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Konferencës, ku përballë do të ketë letonezët e Valmieras. Mungesa e madhe për shkak dëmtimi është ajo e Kristian Mba, teksa çështje më vete është braziliani Viktor Da Silva.

Viktor da Silva nuk do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e sotme ndaj Valmierës për shkak se është pezulluar nga trajneri Zoran Zekiç. Sulmuesi brazilian nuk zbatoi urdhrin e kreut të pankinës pas ndeshjes në Letoni.

Ai nuk pranoi të kryente vrapime shkrythëse rreth fushës, ashtu si pjesa tjetër e lojtarëve që ishin futur zëvendësues ndaj Valmierës, duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjes.

Klubi njoftoi Da Silvën që të stërvitej me U-21, por as kjo nuk ndodhi dhe së fundmi është braziliani është shfaqur në një palestër në Tiranë, duke publikuar një video në rrjetet sociale edhe me shtangë në dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat