Dardan Çaka drejton derbin

Futboll

Dardan Çaka drejton derbin

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 16:36
Dardan Çaka në mes

Në ambientet e Federatës së Futbollit te Kosovës (FFK) është hedhur sot (e enjte) shorti për delegimin e gjyqtarëve për xhiron e dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ka vazhduar që gjyqtarët të delegohen me short, ku pas javës së parë janë përzgjedhur edhe për javën e dytë.

Gjyqtari Dardan Çaka është zgjedhur ta drejtoj derbin e javës mes Gjilanit dhe Prishtinës, ndërsa Mervan Bejtullahu do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Llapi – Dukagjini.

Ndeshja mes Malishevës dhe Fushë Kosovës do të gjykohet nga Vigan Ibërdemaj, takimi mes Lirisë dhe Dritës nga Alban Shala, teksa ndeshjen Ballkani me Feronikeli ’74 do ta gjykojë Burim Jahmurataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat