Interi kërkon goditjen e fundit

Futboll

Interi kërkon goditjen e fundit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 16:50
Benjamin Pavard

Interi kërkon një goditje të fundit për të kompletuar skuadrën për sezonin e ri.

Siç zbulohet nga edicioni i sotëm i Il Corriere dello Sport, Inter-i vazhdon të mendojë për një përforcim të ri cilësor për të forcuar mbrojtjen.

Në shënjestër është vënë francezi i Bayern Munich, Benjamin Pavard, i cili ka një përvojë të madhe ndërkombëtare dhe është ende shumë i ri duke pasur parasysh 27 vitet e tij.

Formula e transferimit mund të bazohet në një huazim me detyrim për të blerë, por fillimisht ai do të duhej të rinovojë me klubin bavarez.

Për momentin kontrata e tij me Bayernin skadon në 2024. Inter do të përpiqet të mbyllë një tjetër super operacion.

Pas dështimit me Samarxhiq, milanezët synojnë të mbajnë Stefano Sensi në skuadër pa e dërguar atë në huazim.

Pavard mund të luajë si qendërmbrojtës me tre lojtarë dhe si mbrojtës krahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat