Dinamo prezanton 26-vjeçarin që u shpall kampion me Partizanin

Futboll

Dinamo prezanton 26-vjeçarin që u shpall kampion me Partizanin

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 20:42
Bekim Rexhepi

Tashmë është zyrtare, Bekim Rexhepi vishet blu!

Portieri 26-vjeçar që sezonin e shkuar u shpall kampion me Partizanin, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij duke iu bashkuar skuadrës së Di Biaxhos.  

Tekniku ishte i bindur me portën, një sektor që më parë konsiderohej i mbyllur, pas afrimit të Edmir Salit, duke afruar kështu një kampion si Rexhepi.  

26-vjeçarit i lindur në Shkup, që ka pasaportë maqedonase dhe shqiptare ka luajtur dy sezonet e fundit në Superiore, fillimisht me Skënderbeun, ku ra në sy për nivelin e tij dhe kampionatin e fundit me Partizanin, ku u shpall edhe kampion i vendit.  

Pas kampionatit, Rexhepi u largua nga të kuqtë, të cilët do t’i ketë rivalë në derbin që  do ta luajë me fanellën e Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat