Rivalët dhe datat e ‘finaleve’ të Ballkanit, Partizanit dhe Strugës

Futboll

Rivalët dhe datat e ‘finaleve’ të Ballkanit, Partizanit dhe Strugës

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 23:40
Ballkani gjatë një stërvitje

Partizani i Tiranës, Ballkani i Therandës dhe Struga.

Ëndrra europiane vazhdon.

Të tri skuadrat shqiptare kampione të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në fazën “play-off” të Conference League.

Tashmë, kualifikimi në fazën e grupeve të turneut europian, është shumë afër. Partizani do të sfidojë Astana (Kazakistan), ndërkohë që Ballkani do të ndeshet me Bate Borisov (Bjellorusi).

Nga ana tjetër, Struga duhet të kalojë pengesën Breidablik (Islandë).

Takimet e para do të zhvillohen të enjten e 24 gushtit, një javë më vonë (31 gusht) sfidat e kthimit.

Ballkani i Ilir Dajës dhe Struga e Shpëtim Duros, do t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e para. Ndërkohë që “Demat” e Zoran Zekic do e zhvillojnë në transfertë përballjen e parë me Astanën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat