Griezmann: Edhe unë kam bërë të njëjtin gabim

Futboll

Griezmann: Edhe unë kam bërë të njëjtin gabim

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:50
Griezmann

Në një intervistë të dhënë për ESPN, Antoine Griezmann, ka folur edhe për situatën e vështirë që po kalon shoku i tij i skuadrës Joao Felix, që është shumë e ngjashme nga ajo e përjetuar nga vetë francezi gjithmonë tek Atletico Madrid.

Portugezi ka dëshirë të largohet nga ekipi për arsye që kanë lidhje me filozofinë e lojës së Cholo Simeone-s.

Antoine ka shpjeguar se çfarë ka jetuar ai personalisht duke i dhënë një këshillë lojtarit më të ri:

“Në të kaluarën kam kaluar të njëjtën situatë si Joao , që është krijuar nga unë. I kisha bërë një dëm klubit”, ka pranuar Griezmann.

“Gjëja më e mirë që mund të bëja ishte të heshtja dhe të punoja për të qenë pjesë e projekteve të trajnerit.

Kjo është e vetmja gjë që mund të them”, komenti i francezi dhe këshilla për shokun e skuadrës.

Joao Felix, i cili nuk ka bindur kurrë plotësisht tek Atletico i Diego Simeone-s, ka shprehur shumë herë dëshirën për të provuar një aventurë të re larg Colchoneros. Mes skuadrave të interesuara është folur edhe për PSG, Barcelona dhe një kthim i bujshëm te Benfica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat