Seancat gjyqësore të Tottit nuk kanë fund

Futboll

Seancat gjyqësore të Tottit nuk kanë fund

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:53
Ilari Blasi e Françesko Totti

Françesko Totti nuk po kalon një jetë të qetë pas tërheqjes nga futbolli.

Ndarja nga ish-partnerja Ilari Blasi nuk ka përfunduar ende dhe dy palët janë në seanca gjyqësore në mënyrë që gjithçka të ndahet.

Së fundmi, mediat italiane raportojnë se seanca e radhës mes palëve është në datën 20 shtator dhe në këtë seancë, do të ketë edhe një dëshmitare shumë të veçantë.

Noemi Boki do të jetë prezente në sallë dhe do të japë dëshminë e saj, dëshmi e cila mund të ndryshojë historinë e kësaj seance.

Noemi është aktualisht e dashura e Totit dhe Ilaria e konsideron si personin fajtor që e ka shkatërruar këtë lidhje. Ajo shprehet se çifti ka pasur një marrëdhënie gjatë kohës kur ishin ende bashkë dhe për këtë do të merret dëshmia e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat