Ronaldo kthehet si titullar

Futboll

Ronaldo kthehet si titullar

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:34
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është rikthyer si titullar në ndeshjen që Al Nassr e zhvillon sonte kundër Al Taawaoun

Al Nassr e humbi ndeshjen e parë në Pro Ligën Arabe, ku u mund nga skuadra e Steven Gerard, Al Ittihaq me rezultat 2:1.

Në atë ndeshje shënoi Mane por që goli i tij nuk mjaftoi që ata të marrin tri pikë.

Sonte, Al Nassr ka punë me skuadrën Al Taawoun dhe Cristiano është rikthyer në formacion.

Portugezi ishte larguar nga finalja me Al HIlal javën e kaluar me barelë dhe nuk kishte qenë në gjendje që të startojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Pro Ligën Arabe.

Bashkë me Ronaldon kanë startuar edhe një sërë yjesh për Al Nassr si Sadio Mane, Talisca, Fofana, dhe Brozoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat