Babunski do e udhëheq Vardarin në ndeshjen e së dielës kundër skuadrës shqiptare

Futboll

Babunski do e udhëheq Vardarin në ndeshjen e së dielës kundër skuadrës shqiptare

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:13
Babunski

Vardari nuk e nisi aspak mirë sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, aty ku u rikthye pas dy edicioneve të kaluara në Ligën e Dytë.

Vardari humbi të dyja ndeshjet e para kundër AP Brera Strumica dhe FC Shkupi, ndërsa duke mos duruar më  situatën kaotike që po mbizotëron te kjo skuadër,

Drejtori Sportiv, Aleksandar Bajevski dhe më pas edhe trajneri Boban Grnçarov sonte vonë paralajmëruan dorëheqjet e tyre, duke lënë në udhëkryq skuadrën në prag të ndeshjes së xhiros së tretë që të dielën do të duhet ta zhvillojnë në Ohër kundër Voska Sport.

Në mungesë të Grnçarov, ekipin e Vardarit ndaj skuadrës shqiptare nga Ohri do ta udhëheq Boban Babunski, i cili aktualisht luan rolin e koordinatorit të shkollës së futbollit te kjo skuadër.

Babunski edhe në të kaluarën e ka udhëhequr Vardarin si trajner i parë, ashtu që nuk është për tu habitur nëse i njëjti në një situatë shumë të vështirë financiare, do pranojë të luaj të njëjtin rol sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat