Ja rregullat e reja të Serie A

Futboll

Ja rregullat e reja të Serie A

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Sezoni i ri i Serisë A do të nisë edhe me rregulla të reja të lidhura me mënyrën e menaxhimit të lojës nga arbitrat dhe me qëndrimin e sjelljen e protagonistëve në fushë. Ashtu si në kampionatet e tjera europiane, një nga rregullat do të ketë të bëjë me kohën shtesë.

Sipas indikacioneve do të ketë më shumë kohë shtesë se një sezon më parë, por e gjitha do të vijë për të rikuperuar humbjet gjatë ndeshjes, pra asnjë minutë e tepruar.

Arbitrat do të jenë më të rreptë këtë herë edhe për sa u përket protestave.

Toleranca do të jetë zero dhe do të ndëshkohet çdo protestë si e arbitrave dhe e lojtarëve.

Të patolerueshme do të jenë edhe sjelljet raciste dhe arbitrat janë udhëzuar të ndërpresin ndeshjen në momentin e parë që do të sinjalizohen për një sjellje të tillë.

Një ndër rregullat do të prekë edhe penalltitë, që një vit më parë zbritën nga 0.37 në 0.29 për ndeshje.

Objektivi është që të mos ketë penallti “të vogla”, por të jenë me europianë në këtë drejtim, duke vërshëllyer më pak faulle për një lojë më të bukur dhe spektakolare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat