Reagon UEFA

Futboll

Reagon UEFA

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:21
Logo e UEFA-s

Ditët e fundit ka bërë bujë lajmi për hyrjen e mundshme të klubeve saudite në Champions League.

Sipas raportimeve nga “footmercato”, nuk ka vonuar edhe reagimi i UEFA-s, i cili përmes disa drejtuesve ka mohuar me forcë këtë mundësi.

“Nuk ka pasur një diskutim të tillë”, ka treguar burimi i cili ka mbetur anonim.

Pengesa kryesore do të përfaqësohej nga konfederata aziatike, e cila sigurisht nuk do ta merrte mirë migrimin e klubeve nga një prej federatave të saj.

Prandaj do të ekzistonte rreziku i një incidenti diplomatik, madje edhe Ceferin, presidenti i UEFA-s, nuk i pëlqen ideja e një opsioni të tillë

Për shpëtimin e klubeve saudite, megjithatë, është FIFA, e cila duke nisur Botërorin e ri të Klubeve me 32 ekipe, do t’u japë mundësinë për të garuar kundër fuqive europiane të paktën një herë në 4 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat