Ankohet trajneri letonez i Valmieras

Futboll

Ankohet trajneri letonez i Valmieras

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:42
Jurgis Kalns

Trajneri i Valmieras, Jurgis Kalns, nuk e ka përtypur dot eliminimin nga Liga e Konferencës, edhe pse skuadra e tij pësoi dy humbje ndaj Partizanit.

Në prononcimin pas ndeshjes në Elbasan, kreu i pankinës së ekipit letonez akuzoi të kuqtë se i kanë provokuar në mënyra të ndryshme gjatë ndeshjes.

Kalns pati rezerva edhe për arbitrimin, veçanërisht për penalltinë e dhënë në favor të Partizanit në minutën e 20-të, që më pas u kthye në gol nga Tedi Cara.

“Duhej t’i kishim shënuar një gol Partizanit dhe t’i ushtronim presion, por ajo penallti në pjesën e parë vendosi shumë gjëra. Pastaj, rivali mundi të na provokonte lehtësisht. Lojtarët e Partizanit vononin lojën dhe e zvarritën ndeshjen në atë mënyrë që të fitonin sa më tepër minuta.

Patëm shumë provokime nga shqiptarët, ishin tipike ballkanike. E kishim parashikuar se kjo do të ndodhte. Madje kishte edhe disa provokime të vogla jashtë fushës”, deklaroi i revoltuar Kalns.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat