Zaniolo është një nga më të mirët në botë

Futboll

Zaniolo është një nga më të mirët në botë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 16:24
Zaniolo

Nicolo Zaniolo është një futbollisti i ri i Aston Villa-s.

Pas eksperiencës në Turqi me Galatasaray-n, italiani ka shkuar në Premier League.

Ish-ylli i Roma-s ka bërë deklaratat e para si lojtar i Aston Villa-s në kanalet zyrtare të klubit anglez:

“Kur më ka telefonuar Monchi prisja me padurim të vija këtu dhe të luaja për këtë klub fantastik.

Në 24 orët e fundit jam nisur nga Stambolli dhe kam ardhur këtu, kam kryer vizitat mjekësore dhe kam shkuar në hotel për të qëndruar me familjen dhe miqtë.

“Jam takuar me shokët e skuadrës, kam takuar edhe pronarët dhe tani jam këtu gati”, ka thënë Zaniolo.

“Trajneri? Unai Emery është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe për mua është një mundësi e madhe për të treguar cilësitë e mia dhe për të bërë gjëra të mëdha.

“Premier League është kampionati më i rëndësishëm në botë, ishte një ënëdër që në fëmijëri që të luaja këtu”:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat