Gjithçka gati për derbin Tottenham - Manchester United

Futboll

Gjithçka gati për derbin Tottenham - Manchester United

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Janë publikuar formacionet zyrtare për kryendeshjen e xhiros së dytë në Premier Ligë, në mes të Tottenham Hotspurs – Manchester United

Manchester United shkon në Londrën Veriore për t’u ndeshur të shtunën kundër Spurs në stadiumin e Tottenham Hotspur Stadium.

Djajtë e Kuq fituan me vështirësi në ndeshjen e parë kundër Wolves me rezultat 1-0, derisa skuadra e Ange Postecoglou e filloi me barazim 2-2 ligën në vikendin e kaluar.

Postecoglou pranoi pas kësaj ndeshje që lëndimi në kokë i Cristian Romero ndikoi në barazim me Brentfordine ku ai është duke u shëruar. Kështu që mbrojtësi argjentinas i është bashkuar të lënduarve të tjerë të Tottenham që janë: Bryan Gil, Rodrigo Bentancur, Ryan Sessegnon, Fraser Forster dhe Alfie Whiteman.

Në anën tjetër, Romeron  ka startuar në mbrojtje me Micky van de Ven.

Kulusevski, Richarlison dhe Son janë treshja që kanë startuar në sulm për Tottenham.

Edhe Manchester United do të përballet me disa mungesa, pasi që transferi i tyre 70 milionësh, Rasmus Hojlund përsëri mungon shkaku i lëndimit kurse të lënduar të tjerë janë edhe Kobbie Mainoo, Tyrell Malacia, Amad Diallo dhe Tom Heaton.

Në mbrojtje paraqiten Lisandro Martinez dhe Raphael Varane.

Në mesfushë kanë startuar Mount bashkë me Casemiro dhe Bruno Fernandes, kurse në sulm Antony, Rashford dhe Gernacho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat