Mac Allister rrezikon pezullim me 3 ndeshje

Futboll

Mac Allister rrezikon pezullim me 3 ndeshje

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:42
Mac Allister

Një ditë e rëndësishme, por me një shije të hidhur dje për Liverpool-in, i cili gjeti fitoren e parë në kampionatin e ri, në “Anfield”, duke mposhtur Bournemouth 3-1 me përmbysje.

Një sukses që erdhi pavarësisht kartonit të kuq direkt të Mac Allister në fillim të pjesës së dytë, për një faull ndaj Christie.

Trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp, nuk e ka tretur mirë këtë moment, siç duket edhe nga deklaratat e tij pas ndeshjes: “Ky nuk duhej të ishte as karton i kuq, jo më të pezullohet me tri ndeshje.

Ishte i gabuar si karton i kuq, besoj se tashmë mjafton dënimi për të luajtur 40 minuta me 10 lojtarë.

Pezullim i Mac Allister? Duhet të flasim me autoritetet.

Ka pasur kontakt, por si të tjerët në ndeshje. Nëse gjyqtari do të kishte dhënë një karton të verdhë, askush nuk do të thoshte:

Meqë ra fjala, duhet ta shikoni edhe një herë këtë. Shuma herë që jam pyetur tashmë për atë rast tregon se ia vlen të diskutohet përsëri, gjë që ndoshta do ta bëjmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat