Ish-presidenti i Juventusit: Mungesa në Kupat e Europës, gjë e mirë

Futboll

Ish-presidenti i Juventusit: Mungesa në Kupat e Europës, gjë e mirë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 15:09
Cobolli Gigli

Duke folur në “TMW Radio”, ish-presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli, u ndal tek refuzimi i Sassuolos për transferimin e Berardit si bardhezi: “Futbolli nuk pushon së mahnituri. Carnevali është një profesionist i shkëlqyer, mund të jetë një taktikë për ta rritur çmimin e Berardit”.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, drejtori menaxhues i jeshilzinjve sqaroi se sulmuesi italian nuk është më në shitje. Sassuolo, në fakt, ishte e hapur për të negociuar me Juventusin, por Giuntoli nuk paraqiti një ofertë zyrtare dhe tani nuk ka më kohën e nevojshme për ta lejuar skuadrën emiliane të blejë një zëvendësues. Negociatat u mbyllën.

Më pas, Cobolli Gigli foli për mungesën e “Zonjës së Vjetër” në Kupat e Europës: “Po, sot më shumë se kurrë besoj se është një gjë e mirë, edhe sepse ajo pak që kam mundur të shoh në fushë më ka dhënë shumë më tepër kënaqësi sesa loja që pashë sezonin e kaluar.

Kam parë disa lojtarë në formë të shkëlqyer si Chiesa dhe Vlahovic. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj menaxhmentit të zotit Agnelli, por duhet të pranoj se ai ka bërë gjëra të mira me sektorin e të rinjve. Ka të rinj që do të jenë të rëndësishëm, pasuri për klubin”.

Jo saktësisht i të njëjtit mendim për Massimiliano Allegri, i cili tha në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Udinese: “Nëse është një avantazh do ta shohim.

Teknikisht, mungesa në Kupat e Europës ndryshon mënyrën se si luajmë dhe përgatitemi për ndeshjet.

Nga ana tjetër, mos luajtja në Champions League sjell hidhërim. Unë kam marrë pjesë në atë kompeticion rregullisht që nga viti 2010.

Nuk e di nëse është një avantazh, por nuk është gjë e mirë, edhe sepse e kishim siguruar kualifikimin në fushë. Duhet të jetë rast i mirë për ta shndërruar hidhërimin në zemërim për të luajtur vitin e ardhshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat