Klopp i bindur: Becker nuk largohet nga Liverpool-i

Futboll

Klopp i bindur: Becker nuk largohet nga Liverpool-i

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 17:21
Klopp e Becker

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është i bindur se do ta mbajë në skuadër portierin Alisson Becker-in.

Alisson po tërheq interesimin nga Arabia Saudite ashtu siç bën ish-bashkëlojtarët Roberto Firmino, Jordan Henderson, Fabinho dhe Sadio Mane.

Megjithatë, Klopp këmbëngul se Alisson nuk do të largohet nga ‘Anfield’.

“Kjo nuk duhet të ndodhë. Ali mund të luajë edhe 10 vite të tjera. Fabinho jo, edhe Hendersen jo, ky është një ndryshim i madh”, ka thënë Klopp.

Strategu gjerman beson se skuadra e tij, do të ketë një sezon të mirë përdallim nga sezoni i kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat