Ballkani vazhdon me fitore

Futboll

Ballkani vazhdon me fitore

Nga: K. G. Më: 20 gusht 2023 Në ora: 18:53
Ballkani

Ballkani i Therandës ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në duel me Feronikelin 74 nga Drenasi.

Kampioni ka vazhduar me fitore, e dyta rresht në edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.

Berisha ( 45+1’) dhe Rrahmani (67’ - autogol) shënuan për fitoren e therandasve.

Feronikeli 74 kthehet duarthatë nga Theranda.

Malisheva kryeson me 6 pikë, i ndjekur nga Ballkani me 6 dhe Feronikeli 74 është në vend zë nëntë me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat