Legjenda argjentinase rikthehet në rolin e trajnerit

Futboll

Legjenda argjentinase rikthehet në rolin e trajnerit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:02
Carlos Tevez

Pas detyrës së parë tek Rosario Central, Carlos Tevez rikthehet të ushtrojë profesionin e trajnerit.

Legjenda argjentinase në orët e ardhshme do të emërohet edhe zyrtarisht në klubin e Independientes, teksa ka marrë përsipër një detyrë mjaft të vështirë.

Skuadra gjendet në telashe dhe është aktualisht vetëm gjashtë pikë larg fundit të tabelës së klasifikimit dhe rrëzimit një kategori më poshtë. Megjithatë, Tevez ishte i bindur se mund ta shpëtojë sezonin e Independiente dhe në takimin me drejtuesit e klubit shpalosi edhe një projekt që i bindi të gjithë.

“Apashi” synon të mbështetet tek të rinjtë dhë të transferojë disa lojtarë me eksperiencë, në mënyrë që lojtarët me moshë të re të mos ndjejnë të gjithë presionin e skuadrës. Tevez kërkoi kohë deri në dhjetor për projektin e tij.

Madje, deri në dhjetor 39-vjeçari pranoi që të paguhej me një rrogë minimale dhe më pas nëse situata ndryshon për mirë, do të mund të ulet sërish me drejtuesit e klubit për të përmirësuar kushtet financiare dhe për rinovimin e kontratës.

Independiente do të jetë detyra e dytë në karrierën e Tevez si trajner. Ish-sulmuesi i famshëm argjentinas pati një eksperiencë me Rosario Central nga korriku deri në nëntor të vitit 2022. Ishte një aventura jo shumë e suksesshme për Tevez që regjistroi 24 ndeshje në krye të Rosario duke koleksionuar vetëm gjashtë fitore, dhjetë barazime dhe tetë disfata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat