Operohet Guardiola, City me njoftim zyrtar për mungesën e spanjollit

Futboll

Operohet Guardiola, City me njoftim zyrtar për mungesën e spanjollit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 15:11
Guardiola

Manchester City ka njoftuar se Pep Guadiola i është nënshtruar një operacioni të vogël në shpinë e për rrjedhojë do të mungojë për disa javë.

“Trajneri ynë ka vuajtur nga dhimbje të forta shpine kohët e fundit.

Ai fluturoi drejt Barcelonës për t’u operuar nga doktori Mireia Illueca.

Ndërhyrja ishte e suksesshme dhe Pep tani ka nisur periudhën e rehabilitimit në Barcelonë,” shkruhet në njoftimin e City-t.

Guardiola do të mungojë deri pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve në shtator. Juanma Lillo do të drejtojë stërvitje n dhe do të jetë në stol në dy ndeshjet e ardhshme të Premier League-s kundër Sheffield United dhe Fulhamit. Guardiola do të rikthehehet kundër West Hamit më 16 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat