Mbrojtja e Interit është më e mira?

Futboll

Mbrojtja e Interit është më e mira?

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 15:34
Benjamin Pavard

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, komentoi nënshkrimin tashmë të afërt të Benjamin Pavard, duke e promovuar përforcimin francez të zikaltërve: “Është një nënshkrim i mrekullueshëm.

Më pëlqen shumë, por në karrierë pothuajse gjithmonë ka luajtur si mbrojtës i krahut dhe për këtë arsye do të duhet të kuptojë shpejt se si të ndryshojë mënyrën e tij të lojës dhe të qenurit në fushë në rolin e ri si krahu i djathtë.

Për mua, ndër të tjera, ai është i përsosur për të luajtur në një mbrojtje me tre lojtarë.

Ndryshe nga unë, që kam qenë mbrojtës agresiv krahu, francezi është lojtar pozicional, shumë i vëmendshëm ndaj sulmuesve kundërshtarë, taktikisht inteligjent dhe i vështirë për t’u mposhtur në situata ballë për ballë”.

Megjithatë, është shumë herët për të thënë se mbrojtja e Interit është më e mira: “Nëse qëndrimi është ai që shihet kundër Monza, me Dumfries dhe Calhanoglu të kujdesshëm për të rrëshqitur dhe mbyllur zonat kur është e nevojshme, me të gjithë lojtarët të gatshëm të sakrifikojnë veten dhe të luajnë së bashku fazën e mbrojtjes, sigurisht që është një mbrojtje e shkëlqyer.

Por unë mendoj se është shumë herët për të thënë se është më e mira. Pastaj, Pavard do t’i duhet koha e duhur për t’u ingranuar dhe përshtatur”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat