Bavarezët vihen në lëvizje

Futboll

Bavarezët vihen në lëvizje

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 17:14
Verrati

Deklarata e ditës së djeshme nga shefi i Bajernit, Jan-Kristian Dresen, ka gjetur terren në sajë të raportimeve nga prestigjiozja angleze “DailyMail”, e cila korrespondon me alternativat rreth profilit të numrit 6.

Marko Verrati është vendosur në fokus dhe shumë shpejt pritet të kenë negociata zyrtare mes klubeve, ndonëse në të gjendet pengesa nga shumë drejtime.

Trajneri i rekordmenëve gjermanë, Tomas Tuhel, e ka cekur shpesh në prononcimet për media se në kontingjentin aktual mungon karakteristika e futbollistit, i cili bën lidhjen mes mbrojtjes dhe mesfushës.

Deklan Rajs u lakua në ambientet e Bajernit, megjithatë futbollisti në fjalë nuk mori aprovimin e pjesës tjetër për të nisur manovrën në realizimin e operacionit. Si përfundim “regjisori” i “tre luanëve” kaloi nga Uest Hemi në drejtim të Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat