Saudi Pro League, drejtuesi Nohra: Kështu do të bëhemi më të mirët në botë

Futboll

Saudi Pro League, drejtuesi Nohra: Kështu do të bëhemi më të mirët në botë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 18:27
Carlo Nohra

Për arabët, Europa është kthyer në një supermarket, ku mund të bëhet biznes me një kartë krediti pa kufij shpenzimesh.

Dhe nuk mbaron me kaq…

“Çdo kampionat ka datat e veta të merkatos, FIFA e lejon këtë. E jona mbyllet më 7 shtator dhe klubet do të përdorin çdo ditë në dispozicion për të forcuar veten”.

Carlo Nohra, CEO i Saudi Pro League, ka folur për “strategjinë afatgjatë” të sheikëve. Mund të përmblidhet në një koncept të gjerë, por në të njëjtën kohë thelbësor:

“Ne duam që klubet tona të bëhen më të mirat në botë dhe ne po investojmë në argëtim, asete të tilla si infrastruktura dhe të ardhurat komerciale. Të cilat janë rritur me 200% nga sezoni i kaluar deri në fillim të këtij”.

E quajnë “efekti Ronaldo”. CR7 ka thënë gjithmonë se ishte i sigurt se SPL do të hynte në top 5 kampionatet më të mira në botë.

“Kultura dhe feja janë vërtet të rëndësishme këtu, por ne kemi treguar se ato mund të shkojnë paralelisht me argëtimin dhe zbavitjen që mund të ofrojë vetëm sporti”, është i bindur Nohra.

Tani janë 4 mbretëreshat e Arabisë të kontrolluara nga qeveria – Al-Ahli, Al-Ittihad, Al-Nassr dhe Al-Hilal – dhe më pas 14 klubet e tjerë të subvencionuara nga portofoli i mbretit Salman, por në një masë më të vogël.

Nohra-s nuk i pëlqen të dëgjojë për formulën 4+14 dhe synon strukturën e tij “të ngrejë të gjithë nivelin e kampionatit, sepse përfaqësojmë 18 klube dhe të ardhurat e transmetuesve ndahen në mënyrë të barabartë”.

Tani e tutje, nevoja do të jetë e dyfishtë: “Të vazhdojmë të sjellim më të mirët në botë, por edhe të rrisim talentin vendas, sepse një kombëtare e fortë na ndihmon. Rekrutimi është thelbësor: në një kohë të shkurtër do të arrijmë 50% të lojtarëve Under 25 në skuadra”.

Së fundi, për të siguruar që burimet të mos shpërdorohen, Liga Arabe synon “një ekuilibër midis asaj që shpenzojmë dhe asaj që gjenerojmë. Plani është që të sigurohemi që edhe futbolli ynë të bëhet i qëndrueshëm, vetëm në atë pikë projekti i rritjes mund të konsiderohet i stabilizuar.

“Sot jemi në nivelin e pesë kampionateve më të mira në Europë, – përfundon Nohra, – dhe nuk i vendos vetes objektiva kohore për t’u bërë të parët, por e di që do të bëjmë gjëra të mëdha sepse qeveria e këtij vendi është me ne. Fokusi i Vizionit 2030 është investimi në argëtim dhe ne përfaqësojmë mjetin e privilegjuar për argëtimin e njerëzve”.

Duket se jemi vetëm në fillimin e një historie të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat