Frosinone blen talentin shqiptar nga skuadra e Irlandës

Futboll

Frosinone blen talentin shqiptar nga skuadra e Irlandës

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 18:38
Justin Ferizaj

Një mesfushor shqiptar i bashkohet Frosinonës në Serinë A. Klubi italian ka zyrtarizuar blerjen e Justin Ferizajt nga Shamrock Rovers.

Futbollisti i ditëlindjes 2005, pra vetëm 18 vjeç, bën një hap të madh në karrierë, duke kaluar në elitën e futbollit italian.

Ferizaj është rritur në akademinë e klubit më të suksesshëm irlandez, duke iu bashkuar ekipit të parë sezonin e kaluar.

Ai ka qenë rregullisht pjesë e ekipeve kombëtare të Irlandës, nga U-15 në U-19, pasi prindërit e tij janë pajisur herë me pasaportë irlandeze.

18-vjeçari, gjithsesi, nëse do të ketë dëshirë dhe interes, mund të kontribuojë për Shqipërinë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat