Kevin Zefi bën gati valixhet nga Interi

Futboll

Kevin Zefi bën gati valixhet nga Interi

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 18:57
Kevin Zefi

Kevin Zefi bëhet gati për t’u larguar nga Interi. Talenti shqiptar do t’i bashkohet një tjetër skuadre, këtë herë do të mbërrijë në Angli te Newcastle.

Marrëveshja është arritur dhe duket se është çështje orësh zyrtarizimi. Zefi do të shkojë te akademia e Neëcastle, pasi anglezët e kërkojnë me çdo kusht dhe e vlerësojnë së tepërmi këtë futbollist.

Ndërkohë te Interi, Zefi është stërvitur edhe me ekipin e parë në disa raste, por ekipet italiane nuk shquhen për mundësitë që i japin lojtarëve të akademisë.

Sa i përket Kombëtares, Kevin Zefi ka përfaqësuar moshat e Irlandës dhe është ende në kohë që të luajë me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat