Mbappe do t’i bashkohet Realit

Futboll

Mbappe do t’i bashkohet Realit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 19:00
Mbappe

Real Madridi po tenton të bëjë një lëvizje për Kylian Mbappe në ditën e fundit të afatit kalimtar (31 gusht).

Los Blancos po tentojnë të testojnë Paris Saint-Germainin me vendosmërinë e tyre për sulmuesin francez.

Sipas asaj që raporton gazetari i afërt me Real Madridin, Tomas Gonzalez-Martin, po planifikohet një ofertë 130 milionë euro për 24-vjeçarin.

PSG tashmë ka bërë të ditur se duan 250 milionë euro për ta lënë Mbappen të largohet, edhe pse lojtari ka vetëm një vit kontratë.

Qëllimi i Real Madridit nuk është që të rrisë ofertën e tyre, por që të bëjë me dije se ata kanë bërë ofertë për shërbimet e Mbappes.

Madrilenët synojnë që të marrin lojtarin me parametra zero në verën e vitit 2024, atëherë edhe kur i skadon kontrata.

Një paramarrëveshje mes të dyja palëve mund të arrihet në janarin e vitit të ardhshëm, pasi çdo lojtarë që është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij i lejohet të bisedoje hapur me një klub tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat