Ballkani prezanton drejtorin e ri sportiv 

Futboll

Ballkani prezanton drejtorin e ri sportiv 

Nga: K.G. Më: 22 gusht 2023 Në ora: 21:32
Arsim Kabashi e Omer Bunjaku

Kampioni në fuqi, Ballkani i Therandës, ka prezantuar drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku.

Skuadra therandase është në garat e play-off-it të Conference League në futboll, duke synuar fazën e grupeve për herë të dytë në histori.   

“Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv. 

Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar. 

Mirë se vjen Omer Bunjaku!

32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.

Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, njofton FC Ballkani,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat