Ferdinand kritikon Brunon

Futboll

Ferdinand kritikon Brunon

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 23:30
Rio Ferdinand

Rio Ferdinand ka kritikuar komentet që ka bërë kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes pas që Djajtë e Kuq u mposhtë nga Tottenham

Ish mbrojtësi i United ka shprehur zhgënjimin e tij për komentet e bërra nga portugezi pasi që ky i fundit kritikoi vendimin e zyrtarit të ndeshjes që mos t’i jepet penallti Djajve të Kuq gjatë pjesës së parë në Londrën Veriore.

“Njeriu në këtë pikë duhet të jesh i sinqert me vetën, njeri”, tha ai për Vibe with Five.

“E kuptoj pse ai është i mërzitur, por ai është dashur të bëjë më shumë në fushë dhe ta kryejë punën për të cilën ka shkruar atje dhe të thotë “e dini çfarë, ne kemi luajt si m…., nuk kemi qenë në nivelin tonë dhe ne duhet të jemi më të mirë, të luajmë më mirë dhe të bëjmë më shumë për skuadrën’”.

“Mendoj se këtë kritikë ai mund ta kishte bërë në korridor (me gjyqtarin) por kjo ndodh në prapaskenë.

Pra, shkoni në korridor, flisni çfarëdo me gjyqtarin. Por, ta bëni këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat