Juventusi bën ofertë zyrtare për transferimin e anësorit suedez

Futboll

Juventusi bën ofertë zyrtare për transferimin e anësorit suedez

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 10:00
Emil Holm

Juventusi e ka nisur për mrekulli sezoni e ri në Serie A duke marrë një fitore 0-3.

Zonja e Vjetër synon që të rikthehet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe do të tentojnë ta rikthejnë edhe titullin e kampionit.

Pas largimit të Juan Cuadrados, Juventusi po kërkon transferimin e një anësori të djathtë dhe duket se atë e ka gjetur te Spezia.

Tuttosport ka raportuar se se anësori suedez Emil Holm është bërë objektiv i Zonjës së Vjetër për krahun e djathtë.

Bardhezinjtë kanë bërë një ofertë zyrtare prej 10 milionë euro në drejtim të Spezias për transferimin e Holm.

23-vjeçari pati një sezon mjaftë të mirë në Serie A dhe është i etur për tu transferuar në Allianz Stadium.

Besohet se Juventus ka marrëveshje personale me Holm dhe tani suedezi po i bën presion Spezias që ta pranoj ofertën e Zonjës së Vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat