​Doku mund të konsiderohet lojtar i ri i Cityt

Futboll

​Doku mund të konsiderohet lojtar i ri i Cityt

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 10:43
Jeremy Doku

Ylli belg, Jeremy Doku mund të konsiderohet lojtari më i ri i kampionit anglez, Manchester City.

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Doku i është nënshtruar sot testeve mjekësore te City.

Marrëveshja mes klubeve është duke u finalizuar, ku dokumentet janë gati dhe do të shkëmbehen mes Cityt dhe Rennes.

Kontrata me lojtarin do të nënshkruhet sot dhe më pas Doku i bashkohet zyrtarisht Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat