Sancho pritet të bëhet me skuadër të re

Futboll

Sancho pritet të bëhet me skuadër të re

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:25
Sancho

Jadon Sancho mund të largohet nga Manchester United pas dy viteve të kaluara te kjo skuadër.

Djajtë e Kuq kanë paguar 85 milionë euro për transferimin e tij, por Sancho nuk i arriti asnjëherë pritshmëritë në Old Traford.

Reprezentuesi anglez nuk po arrin të zë vend në formacionin bazë te United dhe largimi në ditët e fundit nga Djajtë e Kuq është mëse i mundur.

Sky Sport ka raportuar se Borussia Dortmund ka shprehur interesim për rikthimin e Sanchos në ‘Signal Iduna Park’.

Megjithatë verdhezinjtë nuk janë të gatshëm të shpenzojnë këtë verë ndonjë shumë për anglezin, por duan huazimin e tij me mundësi blerje pas një viti.

23-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik Ten Hag i cili i ka dhënë vetëm 46 minuta në dy ndeshjet e para në Ligën Premier.

Dortmund pritet që gjatë ditëve të ardhshme të bëj përpjekje të reja për t’i siguruar shërbimet e anësorit këmbëshpejtë.

Sa ishte pjesë e Dortmund, Sancho ka shkëlqyer në katër vite pasi nga 137 ndeshje zyrtare sa ka zhvilluar ka realizuar 50 gola dhe ka asistuar në 64 të tjerë.

Ndërkohë te United anglezi ka luajtur 81 ndeshje duke realizuar 12 gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat